2 PRILLI: Basha sot në Shkodër, beteja për demokracinë vazhdon

Tuesday, 02 Prill 2019 09:42

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të jetë sot në qytetin e Shkodrës, për të ndjekur aktivitetet përkujtimore me rastin e 2 prillit 1991, këtë vit nën moton “beteja për demokracinë vazhdon’. Bashkia e Shkodrës ka publikuar programin, që nis në orën 10:00 me vendosjen e kurorave tek Memoriali i 2 Prillit, shoqëruar nga banda frymore e qytetit.

Në orën 11:00, do të bëhet nëj pritje zyrtare për familjet e dëshmorëve dhe të pranishmit në hotel “Rozafa”.

Një ekspozitë fotografike me fototgrafi të lëvizjes rinore të 2 prillit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës përpara bashkisë së Shkodrës.

Në orën 17:00 do të transmetohet dokumentari “Dosja 2 prilli”. 28 vjet më parë, në 2 prill 1991, në Shkodër ndodhi një nga ngjarjet më të rënda të përpjekjeve të shqiptarëve për demokraci. Në protestat kundër diktaturës, u vranë 4 djem shkodranë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Ata u shpallën Dëshmorë të Demokracisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...