Socialistët e Holandës kërkojnë votim: Të rivendosen vizat për shqiptarët

Tuesday, 02 Prill 2019 09:53

Burime të Lapsi.al në Hollandë konfirmuan se para disa çastesh, Partia Socialiste holandeze vendosi t’i kërkojë parlamentit një votim për për vendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë.

Kjo lëvizje në parlamentin holandez u parashikua katër ditë më parë nga gazeta holandeze ‘De Telegraaf’, e cila publikoi një artikull lidhur me kërkesën e disa partive politike në këtë shtet që kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët.

3 parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët pasi e shohin si të vetme mundësi për të frenuar fenomenin e krimit organizuar shqiptar në këtë shtet.

‘De Telegraaf’ shtoi se partitë të cilat kanë mbështetur këtë masë drastike për shqiptarët janë Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane, 3 parti të rëndësishme.

Login to post comments