Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë një vizitë surprizë në spital, aktores së madhe të kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa, me rastin e ditëlindjes së saj. Margarita Xhepa mbush sot më 2 prill, 85 vjeçe, por ditëlindja e ka gjetur të sëmurë.
Në fotot e publikuara, Presidenta Meta ka vënë shënimin:
I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike."