Fenomeni që po i “vret” kryeqytetasit çdo ditë e më shumë

E mërkurë, 03 Prill 2019 22:17

Vrasësi kryesor i kryeqytetasve nuk është as duhani, arma apo shkelja e Kodit Rrugor, por vetë cilësia e ajrit.

68 persona në 100 000 banorë në Shqipëri humbin jetën për shkak të ndotjes së ajrit, pjesa më e madhe në Tiranë. Një numër i frikshëm në krahasim me vendet e rajonit.

Adrian Jorgji, mjek pneumolog, shprehet: “Djegia e karburantit nga makinat, ndotja e mjedisit si pasojë e grimcave të pluhurit kryesisht nga ndërtimet si dhe një faktor tjetër është djegia pa kriter e mbeturinave”.

Ndërsa një qytetar tregon: “Kam pasur kollë gjithë dimrin dhe mushkëritë i kam copë”.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 5 deri në 7 milionë vdekje të parakohshme në vendet në zhvillim ndodhin prej ndotjes së mjedisit. Kjo ka sjellë që dhe kontrollet në spital të shqiptarëve të jenë të shpeshta.

Mjeku Jorgji thekson: “Në të dyja pulmonet që tregoj vihen re dëmtime pulmonare. Ky është një pacient që punon në një zonë naftëmbajtëse dhe tregon për një mushkëri të ngarkuar. Vjen me ankesa, vështirësi në frymëmarrje, kollë të thatë. Është vetëm 40 vjeç. Dhe kjo shkaktohet nga ndotja, theksoj nuk është duhanpirës apo me sëmundje shoqëruese”.

Mbjellja e pemëve për përmirësimin e cilësisë së ajrit, sërish nuk është efektive, sipas mjekut: “Duke pasur parasysh që këto pemë jetojnë si ne, në ajër të ndotur, në tokë të ndotur, me ujë të ndotur edhe këto pemë do të zhvillohen të sëmura”.

Ndërkohë që disa banorë kanë gjetur zgjidhje me mbulimin e ballkoneve me perde, në mënyrë që ajri i ndotur të mos hyjë teksa hapet dera.

Modifikuar më E mërkurë, 03 Prill 2019 22:27

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...