Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë të fortë sonte nga protesta e Unazës së Re.
Balliu duke iu drejtuar qytetarëve lidhur me sigurinë e munguar, tha se si mund të ndihen të sigurtë qytetarët vlonjatë, kur kryetari i tyre i bashkisë ka dy muaj që është marrë peng dhe fëmijët dhe gruan i ka dërguar për ti mbrojtur në Greqi.
“Koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe ju jap provën ku një kryeministër ka dy vjet që nuk e prej asnjë homolog sepse e dinë që me këtë njeri nuk bëhet asnjë marrëveshje. Prandaj ju bëj thirrje që të bashkohemi më datë 13 prill kundër vjedhjes. Çdo shkodrani që i është kthyer qyteti në një Palermo, apo një vlonjati që i kanë marrë peng kryetarin e Bashkisë para dy muajsh. A e dini që kryetari i Bashkisë së Vlorës i ka fëmijët dhe gruan në Greqi. Por kur nuk është i sigurtë kryetari i Bashkisë Vlorë si mund të jetë qytetari i thjeshtë. Qytetarët nuk janë të sigurtë sepse bandat janë me Ramën. Ndërsa ne dje luftonin bandat dhe i fusnim në burg, sot bandat dalin nga burgu dhe punojnë në bashki’, tha Balliu.