IPR Marketing dhe RTV Ora publikon sondazhet e para për këtë vit. Jemi në kulmin e një situate të paprecedentë në politikën shqiptare: Opozita ka dorëzuar mandatet dhe proteston, maxhoranca vazhdon të ketë një qëndrim të palëkundur për të vijuar me zgjedhjet lokale te dekretuara për në 30 qershor.
Në studion e programit "Tempora" të Sonila Meços dhe nën komentin e Administratorit të IPR Marketing, Antonio Noto, analistëve dhe opinionistëve të njohur Artur Zheji, Dritan Hila dhe Ben Andoni, shqiptarët njihen me rezultatet e sondazhit të parë për këtë vit, në nivel kombëtar mbi çështjet kryesore të aktualitetit.
-Sipas jush sot në Shqipëri jetohet? 59.7 % mendojne se ne Shqiperi nuk jetohet mire
Pyetjes sesi jetohet në Shqipëri, 34 % e shqiptarëve janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 59.7% mendojnë se në Shqipëri nuk jetohet mirë. Ndërsa 5.5% janë përgjigjur nuk e di.
2-Në krahasim me 3 vite më parë, në Shqipëri jetohet...?
Duke bërë një krahasim me 3 vite më parë, 18.5% mendojnë se jetohet më mirë, ndërsa 39.7% mendojnë se në Shqipëri jetohet më keq. Janë 40.5 % e shqiptarëve që mendojnë se jetohet njësoj si para 3 vitesh. 1.2 % janë përgjigjur "nuk e di".
3-Sipas jush Shqipëria po shkon...
Janë 40.8% e qytetarëve shqiptarë që mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur. Ndërsa 49.0% thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. 10.2% thonë se nuk e dinë.
Kampioni i sondazheve
Antonio Noto: Sondazhi është në nivel kombëtar. Intervistat janë zhvilluar javën e kaluar dhe janë përpunuar dje dhe sot kemi rezultatin prëfundimtar. Është kampioni që kemi përdorur gjithmonë. Rreth 2000 zgjedhës në Shqipëri dhe përfaqësojnë gjithë popullatën rezidente në Shqipëri. Nga Tirana janë 31.3% të intervistuarve.
Sondazhet sulmohen nga humbesit
Antonio Noto: "Jemi mësuar me sulmet kudo në botë. Sepse ne shihemi edhe si magjistarë por nuk jemi në të vërtetë, bëjmë një punë shkencore dhe jo magjie. Sondazhet sulmohen nga humbësi dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri por kudo. Por me kalimin e viteve është rritur besimi i sondazheve."
Kush është IPR Marketing - Rikthehet në Shqipëri me sondazhin e parë për këtë vit mbi situatën në vend në bashkëpunim me RTV ORA. IPR Marketing, një nga shoqëritë lider në Itali, e specializuar ne kërkimet, studimet dhe analizat e opinionit publik dhe tregut prej më shumë se 26 vjetësh, me përvojë të suksesshme ndërkombëtare.
Tradita 12 vjeçare - Kjo është traditë e konsoliduar 12 vjeçare e prezantimit të sondazheve, që masin opinionin publik para e përgjatë fushatave zgjedhore. Kulmon me zgjedhjet dhe EXIT Poll-et.
Suksesin e kësaj tradite dëshmojnë sondazhet e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, 2013 dhe 2017, si dhe ato lokale të vitit 2015 së bashku me exit-pollet përkatëse.