Nga Sali Berisha
Sot 10 vjetori i anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe 70 vjetori i themelimit te Aleances se Atlantikut te Veriut!
Te dashur miq, sot eshte nje dite e madhe ne historine Shqiperise dhe kombit shqiptar. Si sot 10 vite me pare Shqiperia do pranohej anetare e Alenaces se Atlantikut te Veriut ne Samitin e saj qe u mbajt me dt 2-4 prill te vitit 2009 ne Strazburg-Kiel.
Me kete akt historik Shqiperia lidhej ne aleance politike dhe ushtarake me boten e lire. Vendi qe ne historine e tij te gjate kishte njohur pushtime te shumta, te egra, te zgjatura e barabare, ndofta me shume se çdo vend tjeter behej anetar i aleances me te pathyeshne te kohes te udhehequr nga vendi i madh i lirise, SHBA.
Ne kete kontekst anetaresimi i ne NATO shenon arritjen me te madhe te Shqiperise pas pavaresise saj.
Anetaresimi i Shqiperise, vendit ish komunist me te izoluar te Europes ne NATO perbente nje nga odjektivat me madhor te Partise Demokratike dhe qeverise se saj.
Ne kete kontekst dua te rikujtoj se Partia Demokratike do te ishte forca e pare politike ne historine e Europes ish komuniste qe do kerkonte qe javen e pare te themelimit te saj anetaresimin e vendit ne NATO.
Qeveria e saj e dale nga zgjedhjet e 22 marsit te vitit 1992 do te vendoste menjehere kontaktet dhe nder me te parat do firmoste nismen e Partneritetit per Paqe me Aleancen e Atlantikut te Veriut. Ne kuadrin e kesaj nisme do angazhohej ne nje bashkepunim te gjithanshem e te suksesshem me NATO-n.
Me rikthimin ne pushtet me voten e lire te shqiptareve ne vitin 2005 qeveria e koalicionit te PD ndermori me sukses te gjitha reformat e medha dhe jetike te planit te veprimit ne rrafshin politik, ushtarak, ekonomik, financiar, social, luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit per anetaresimin e vendit dhe me mbeshtetjen e madhe e direkte te Presidentit Bush dhe qeverise se SHBA, dhe si sot 10 vjet me pare, beri realitet endrren e madhe euroatllantike te dhjetorit 1990, anetaresimin e Shqiperise ne Alenacen me te madhe dhe me te fuqishme te lirise te te gjitha kohrave.
Por rruga e Shqiperise drejt NATO-s nuk ishte e sheshte. Ne vitet 1992-1996 Partia Socialiste kundershtonte me rezoluta te paraqitura ne parlament bashkepunimin e Shqiperise me NATO-n. Ndersa ne vitet 2005-2009 Edvin Kristaq Rama dhe albanofobe te tjere bene çdo perpjekje kunder anetaresimit te Shqiperise ne NATO.
Pas deshtimit ne keto perpjekje donkishoteske antikombetare, Edvin Kristaq Rama do te organizonte me dt 5 Prill te vitit 2009 mitingun me portrete te Enver Hoxhes per te protestuar ndaj kesaj arritje historike te kombit shqiptar.
Ky 10 vjetor me jep rastin qe te shpreh mirenjohjen tone me te thelle ndaj te gjithe atyre qytetareve, shqiptare, zyrtare, civile, ushtarake, drejtues, politikane qe me punen, mbeshtetjen e tyre bene te mundur anetaresimin e Shqiperise ne Aleancen e Lirise, aleancen me te madhe politike dhe ushtarake te kohrave.
Nje mirenjohje e pakufishme ne kete pervjetor le te shprehim te dashur miq ndaj vendeve anetare ne teresi dhe SHBA, Presidetit George W Bush ne veçanti, qe me mbeshtjetjen e tyre bene te mundur arritjen me te madhe ne fushen e sigurise per Shqiperine dhe shqiptaret.
Miq, sot Aleanca Atlantikut te Veriut kremton 70 vjetorin e themelimit te saj. Ndaj dhe me kete le ti urojme NATO-s, aleances me te fuqishme te lirise dhe vendeve te saj anetare suksese ne mbrojtjen e paqes dhe lirise, vlerave te tyre ne hapesiren euroatlkantike dhe ne bote.
Por per ne shqiptaret NATO eshte Aleanca qe nen udheheqjen e SHBA çliroi Kosoven dhe shpetoi nga barbarite serbe qytetaret e saj. Ndaj dhe sot eshte nje rast per te shprehur mirenjohjen tone te pakufishme ndaj Aleances se Atlantikut te Veriut, SHBA dhe vendeve anetare per nderhyrjen e tyre shpetimtare ne Kosove.
Zoti e bekofte NATO-n dhe vendet anetare! sb