Denoncim me video, i ish-kryeministrit Sali Berisha, në rrjetet sociale:
Fred Alizoti nga burgu komandon Ramën. Ai emëron nga Zëvendës, në narkodrejtor të Policisë së Fierit, narkos-in Andon Marko!
Alizoti, dëshmitari i rremë dhe i paguar i narkoshtetit, që mori përsipër kundrejt parave dhe një viti burg, të gënjejë dhe të thotë se ne bisedën me Albert Veliun është zëri i tij dhe jo i Geron Xhafës, mban peng nga burgu Edvinin, i cili, i bazuar në dëshminë e rreme që do të bënte Fredi kundrejt pagesës, vetëm 24 orë pas publikimit të bisedës, do të betohej se zëri tjetër në bisedën e Albert Veliut me Geron Xhafën, nuk ishte i këtij të fundit, por i dikujt tjetër.
Tani që gjithçka është faktuar se ky ishte një kurth i organizuar nga Edvini me narkoqeveritarët, narkodeputetët, narkodrejtorët e Policisë, narko prokurorët e tij, del e qartë si drita e diellit se Edvini është peng i trafikantit Alizoti, ndaj dhe ai lartësoi në post narkodrejtori, Andon Markon, që për veprimtarinë e tij kriminale duhet të dënohej së paku 15 vjet burg.
Këtu në audio keni bisedat e narkodrejtorit të emëruar të Fierit, Andon Marko me trafikantin Fredi Alizoti për bashkëpunimin e tyre të fëlliqur në ndihmë të trafikantit Xhafaj.