Zor se ka ndërtim më skandaloz në Tiranë se ai që po ndodh në Rrugën Sulejman Pasha, një rrugicë pak metra larg nga ish-Kafe Flora.
Në një pronë të grabitur, me pronarët ende në gjyq, në një lagje me rrugica të ngushta e të mbipopulluar tej mase, Erion Veliaj po lejon një ndërtim 10-katësh masiv, aty ku dikur ishin dy shtëpi të vjetra dhe oborret e tyre. A ka kufi ky njeri?!!!
Përsëri te rrugica Frosina Plaku, ku nuk kalon dot një karrocë fëmijësh, po ngrihet një tjetër pallat 9-katësh aty ku dikur ishte një vilë dy katëshe me oborr.
"Zero ndërtime në Tiranë" ama premtoi Erion Veliaj.
Zero ndërtime në Tiranë, por në Rrugën Frosina Plaku nuk kanë të sosur pallatet.
Aty nuk kalon dot miu, po me sa duket gjejnë ku të futen betonieret....