Tjetër hije skandali në qytetin e Elbasanit, që në prapavijë ka kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten tij, Linda Rama.
Denoncimi ka mbërritur në adresën e Syri.net dhe bëhet fjalë për një investim rreth 15 milionë eurosh.
“Ertjan Ylli Cabiri, në bashkëpunim me kompaninë franceze Delmon Group ka bërë një investim prej 15 milionë eurosh në Elbasan. Kanë hapur një fabrikë për prodhimin e pjesëve të kembimit plastike për automjete. Interesant Rilindja që inaguron edhe një lulishte, investim 12000 eurosh po mban në heshtje totale këtë alamet investimi! Vallë Linda, gruaja e katërt e kryeministrit, të ketë ndihmuar djalin me nënë tjeter të ish burrit të dytë të saj?!”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.
Lajmi është raportuar edhe në mediat franceze: