Sondazhi çoi Ramën në opozitë dhe PD+LSI me 53%, analisti: Na dha Shqipërinë ashtu siç është

E Enjte, 04 Prill 2019 21:23

Analisti Artan Hoxha tha se sondazhi i IPR Marketing dhe RTV ORA tregoi Shqipërinë ashtu siç është. I ftuar në studion e lajmeve, me gazetaren Beti Njuma, Hoxha tha se shumica e shqiptarëve thonë se këtu jetohet keq.

Artan Hoxha: Them që rezultatet më përputhem me perceptimet e mia dhe vlerësimet e mia. Në krahasimet që jepte me tre vitet më parë gjendja dukej jashtëzakonisht më e rënduar. Shqiptarët thonë se 62% jetohet me keq në Shqipëri, thonin që duan të ikin. Sondazhi i bërë nga IPR dhe nga televizioni ORA na dha Shqipërinë ashtu siç është.

Duke analizuar sondazhin, Hoxha tha se kishte dy qëndrime për qasjen opozitare.

Artan Hoxha: Në sondazh dilte qartë dy lloj qëndrimesh në raport me qasjen opozitare. Kishte një përkrahje goxha prezentë për djegien e mandateve dhe rrugën e protestave, por kishte edhe pikëpyetje apo kundërshti mbi këtë taktike opozitare.

Beti Njuma: Nuk pajtohemi ishin 61.9%?

Artan Hoxha: Këtu brenda ke gjithë ata që votojnë qeverinë. Do konsiderosh ata që mbështesin opozitën dhe mes atyre që mbështesin opozitën dukeshin dy pozicione, një pozicion pro rrugës radikalë të ndjekur nga opozita dhe pjesa tjetër ndoshta mendojnë një rrugë tjetër. Por të dy bashkohen në një gjë, që nuk e durojnë këtë qeveri dhe janë në shumicë dërrmuese në favor të partive opozitare.

Modifikuar më E Enjte, 04 Prill 2019 20:54
Login to post comments