Edi Rama është i padëshiruar në Kukës. Këtë e ka treguar edhe protesta e fuqishëm e kuksianëve e organizuar gjatë ditës së sotme.
Por për të shmangur përballjen me qytetaret që deklaruan se është i padëshiruar në Kukës dhe i bllokuan rrugën në hyrje te qytetit, ka hyrë nga ajri në aeroportin e sapo dhënë me koncesion, thane burime nga PD.
Ai ka mbërritur me helikopter në Kukës, duke mos u futur fare në qytet, por duke zhvilluar një takim me disa zyrtarë të administratës në ambientet e aeroportit të bërë dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe për popullin e Kukësit, për ndihmën e tyre në përballimin e situatës në luftën e Kosovës në vitin 1999.
Qindra qytetarët kanë shkuar tek ura e Kukësit për të bllokuar ardhjen e Ramës.
Para kryeministrit kanë shkuar qindra policë, për të siguruar vizitën.
Por ata janë përplasur me qytetarët në protestë.
Ka pasur një përplasje, ndërsa qytetarët kanë mundur të çajnë rrethimin duke bllokuar urën mbi Drin.
© SYRI.net