Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me studentët e politeknikut, ku ka dëgjuar problemet me të cilët po përballen të rinjtë shqiptarë në gjetjen e tregut të punës si dhe me sistemin arsimor.
Basha tha se PD ka një program dhe vizion të qartë në mbështetje të të rinjve, pasi është bazuar tek programi që po ndjekin vendet perëndimore siç është Gjermania.
Basha tha që për tu krijuar mundësi të rinjve që të punojnë dhe të mirë paguhen në Shqipëri, PD ka në program afrimin e investitorëve të huaj dhe bashkëpunimin me ta, si dhe do të çlirojë ekonominë shqiptare të marrë peng nga oligarkët e korruptuat.
‘Unë jam kthyer mbrëmë nga Berlini ku isha në një sërë takimesh me përfaqësues të Bundestagut, kancelarie e përfaqësuesve të lartë Gjermanë. Mikpritësit gjermanë dhe studentët organizuar një takim në ambientet e Bundestagut, ku ishin 8 stazhierë shqiptarë në Bundestagun Gjerman, ku dy prej tyre kanë nisur punë në Bundestag. 3 gjëra më bënë përshtypje. Kemi një institucion të huaj siç është Bundestagu, që ka një program stazhesh jo vetëm për studentët gjermanë, por edhe për studentë nga rajone të tjera. Çafër tregon kjo? Vizion dhe vullnet politik. Të gjithë bashkoheshin në një pikë që stazhin e cilësonin si pjesën më të rëndësishme të studimeve të tyre. Ne kemi parashikuar që 10 mijë studentë shqiptarë në vit të përfitojnë mundësinë që përmes konkurencës të jenë diku në një praktikë pune, në privat ose në shtet. Pra gjithçka të jetë në shërbim të sigurimit të vendeve të punës me kushte dhe paga dinjitoze. Sot ekonomia jonë është në kolaps sepse ekonomia ëhstë e përqendruar në pak duar, duke shkatërruar konkurrencën. Zgjidhja është çlirimi i ekonomisë shqiptare, për të çliruar konkurrencën e lirë. Sot në Shqipëri nuk ka siguri ligjore për investitorët e huaj. E dyta, sistemi fiskal, në Shqipëri taksa për fitimin e korporatave është 6 për qind më e lartë se në vendet e rajonit. E treta çfarë ka bërë kjo qeveri për të garantuar njerëz në fushat që ata kërkojnë, asgjë. Në Shqipëria paratë që duhet të shkojnë për arsimin, kanë shkuar për oligarkët e korruptuar dhe qeverinë e korruptuar’, deklaroi Basha.
LIVE/