Një prej probleme kryesore për një pjesë të mirë banorëve të Lezhës duket se po merr zgjidhje. Bëhet fjalë për rrugën e Torovicës e kthyer në gangrenë për banorët.
Kryeministri Edi Rama ka qenë në Torovicë ku ka parë nga afër nisjen e punimeve dhe ka biseduar me banorët.
Rruga që po rikonstruktohet është e gjatë 18.2 km dhe lidh tre fshtara. Punimet kapin vlerën e rreth 390 mln lekëve të reja. Në bashkëbisedim me banorët, Rama tha se rruga do të përfundojë për Krishtlindje.
Rama: Si jeni? Afrohuni se më keni luajt mendsh! Rruga e Torovicës, rruga e Torovicës. Po tani? Kishin 20 vjet pa rrugë…
Banorët: 25.
Rama: 25 dakord, 20 kam numëruar unë. 25 vjet pa rrugë. Tani ta bëjmë rrugën. Këtu ishte për të kaluar me tank, ta bëjmë tamam. Do fillojmë Shëngjin-Velipojën, do ketë dhe Shëngjin-Velipoja një lidhje. Do bëjmë edhe Milot-Balldren.
Banorët: Ti do na i bësh, kush do na i bëjë tjetër.
Rama: Po ti do na i bësh, apo thuaj ti do na i bësh ty do të mbysim.
Banorët: Jo, jo nuk do të mbysim.
Rama: Në fakt ashtu është, s’ke ça bën. Se kush punon kritikohet se kush s’punon s’ke çfarë t’i thuash.
Banorët: Ishalla përfundon. Se nuk na besohet.
Rama: Ishalla nuk zënë rrugën se për të përfunduar do përfundohet. Unë në mes të rrugës nuk i lë rrugët, mos ki merak. Çfarë t’i bëjmë rrugët që i kanë lënë në mes të rrugës. Për Krishtlindje do jetë gati, nga fillimi deri në fund.