Dhimbja e një profesori kundër Veliajt dhe Maznikut: Ma thaftë Zoti dorën që ju kam votuar

Saturday, 06 Prill 2019 21:53

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku, është përballur me studentët dhe pedagogët e UBT-së, i cili ka sqaruar se shkolla do të ndërtohet pasi fëmijët e zonës nuk kanë se ku të arsimohen. Sipas Maznikut, bashkia po përpiqet që tokën private pranë UBT-së e cila është kthyer në tokë publike ta vërë në shërbim të shkollave.

“Nuk ka një konflikt mes shkollës dhe zonës që ne po flasim, zona ka nevojë imediate për ndërtimin e një shkolle, ne po bëjmë fjalë për ndërtimin e e shkollës në 8 mijë metra katrorë, ndërsa pjesa tjetër nuk preket. Po flasim për kthimin e një zone nga private në publike, dhe nuk do të prekim asnjë fije të universitetit. Do funksionojë në mënyrë të tillë që të mos cënohet asnjë centimetër tokë.

Ndërkaq pedagogu Lush Susa ka ndëhyrë për t’i sqaruar nënkryetarit të Bashkisë se ky ndërtim cënon universitetin.

“Ti po hoqe këta, hoqe universitetin. Ju po prekët universitetin e keni shkatërruar, unë mbroj interesin publik. Të kishit ardhur para 3 muajsh. Kur Rama doli unë e përgëzova. Duam të na ndihmoni, jo të na shkatërroni. A keni fëmijë? Votova për ju, që mu thaftë dora! A doni që fëmijët tuaj të ikin në emigracion? Ju ardhtë zoti dorën të gjithë atyrë që bëjnë këtë gjë?”.

Ndërkohe nënkryetari Mazniku ështe përgjigjur:
“Profesor siç thatë edhe ju a keni fëmijë, edhe unë këtë po ju them a keni ju fëmijë?Ju thoni a keni fëmijë po këta banorë të kësaj zone a kanë fëmijë? A duhet që banorët e kësaj zone të arsimohen? Që këta banorë të zonës nuk kanë se ku t’i çojnë fëmijët e tyre, ku t’i arsimojnë, ju kemi dhënë 1 milion euro për fermat. Ne po e kthejmë këto tokë në funksion të arsimit dhe ju siguroj që kjo nuk do të prekë asnjë fije nga UBT.

Siç e shihni mbrapa toka është një djerrinë me plehra nuk ka as ullinj asgjë, nga 110 mijë metra tokë do ju marrim vetëm 8 mijë metra katrorë për të ndërtuar shkollën”-u shpreh ai.

 

Modifikuar më Saturday, 06 Prill 2019 21:27

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...