Berisha reagon për shpërdorimin e fondeve të BE nga Vlahutin: Lajm i keq për Shqipërinë, mund të humbasim miliona...

Saturday, 06 Prill 2019 19:19

Shqipëria mund të humbasë fondet e IPA të akorduara nga Bashkimi Europian. Paralajmërimi është bërë në rrjet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet një rekomandimi të Komisionit të Kontrollit të Buxhetit i Parlamentit Europian (CONT) dhe OLAF, Zyra Antikorrupsion e Komisionit Europian, ku thuhet se për shkak të abuzimeve, qeveria e shqiptare do të humbasë fondet e IPA që janë fonde falas.

Postimi i plotë:

Nje rekomandim ogurzi qe uroj te mos zbatohet!

Miq, mediat njoftojne se Komisioni i Kontrollit te Buxhetit i Parlamentit Europian (CONT)dhe OLAF, Zyra Antikorrupsion e Komisionit Europian pasi kane kontrolluar realizimin e disa projekteve te financuara ne Shqiperi keto vitet e fundit dhe aferen famoze Vllahutin (ambasadores se BE ne Tirane e lidhur teper ngushte me Ramen) te blerjes se viles per rezidencen e saj me çmimin stratosferik 4500 euro m2, aty ku shitjet ishin me 1200 euro, kane rekomanduar per shkak te mega abuzimeve qe kane konstatuar qe qeveria shqiptare te humbase fondet IPA (fonde falas) per te gjitha projektet se bashku.

Le te urojme qe ky rekomandim te mos miratohet sepse do te ishte nje ndeshkim i madh per shqiptaret, privim i tyre nga qindra milion euro per dhjetra e dhjetra projekte ne Shqiperi. sb

Ketu me poshte keni nje permbledhje te shkurter per kete rekomandim.

Në maj të vitit të kaluar, Komisioni i Kontrollit të Buxhetit (CONT) i Parlamentit Europian shkoi në Shqipëri për të kryer misionin e parë fakt-mbledhës pasi ishin ngritur dyshime lidhur me procedurën e prokurimit të vilës që do të shërbente si vendbanimi i ri i drejtueses së Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin.

Misioni ishte pasuar nga një hetim i Zyrës Europiane Anti-Korrupsion (OLAF) ndërkohë që kryetarja e CONT Ingeborg Grable, kishte deklaruar se ky rast kishte ‘dëmtuar rëndë imazhin e BE-së’.

Përfundimi i CONT është ky: sugjerohet që qeveria shqiptare të humbasë fondet e IPA për të gjithë projektet se bashku

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...