Rendi dhe siguria shqetësim i madh për shqiptarët!

Diel, 07 Prill 2019 16:42

Nga Paulin Marku

Rendi dhe siguria është kthyer sot, krahas gjendjes ekonomike dhe varfërisë që po rritet çdo ditë, si çështja kryesore që shqetëson shoqërinë shqiptare dhe partneret tanë ndërkombëtare. Aksidente ,vrasje, grabitje, drogë, dhunime, grabitje me maska në qendra qytetesh dhe në mes të ditës, vjedhje të banesave në mënyrë masive po ndodhin kudo në çdo qytet dhe në çdo fshat. Bisnesi dhe bisnesmenet janë vënë në qender të vemendjes dhe goditjes nga grupe të ndryshme të cilët ndoshta edhe me mbeshtetje e suporte politike.Reformat dhe ndryshimet e mëdha në strukturat e rendit nuk kanë sjellë shumë ndryshim në përmirësimin e sigurisë dhe rendit në vend,për jetën e qytetareve të thjeshtë të cilët ndien ende të pa mbrojtur nga shteti I tyre. Nuk me duken normale daljet televizive të ketyreve drejtuesve të lartë duke permendur suksese,arritje kur situate konkrete në terren është krejt ndryshe, ndërkohë që qytetarët kërkojnë zgjidhje për ta rikthyer vërtet Shqipërinë në një vend normal e me standarte të larta rregulli e sigurie. Ndryshimet e shpeshta strukturore,emerimet jashtë kritereve dhe aftësise,politizimi I organeve të rendit krijon fushë të gjerë veprimit dhe shtimit të krimit dhe pasigurisë në vend. Secili duhet të mendojë jashtë politikes se ky vend është i shqiptarëve dhe u perket vetëm atyre. Pa rend dhe siguri ska të ardhme për secilin nga ne jashtë çdo bindje politike.

Modifikuar më Diel, 07 Prill 2019 17:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...