Reforma është kapur tashmë nga Edi Rama i cili po tenton me forcë, pa pjesëmarrjen në proces të opozitës përmes miratimit të akteve nënligjore ne Parlament gjë qe nuk e beri, detyrim ky pas miratimit të reformës unanimisht nga e gjithë politika dhe ligjvënësit. Kjo tashmë është evidente ndaj dhe Rama kërkon të mbajë me çdo kusht pushtetin për të ngritur ashtu nën kontrollon e tij strukturat e reja të drejtësisë. Edhe një pjesë e ndërkombëtarëve tashmë janë ndërgjegjësuar. I gjithë komprometimi i reformës për Ramën ishte ngritja KLP dhe SPAK. AI minoi çdo lloj bashkëpunimi me opozitën. Tentativa për të kapur institucionet bërë që Rama brenda tempullit të drejtësisë të coj dhe bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit siç ishte Bujar Sheshi. Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, ka ngritur padi në Gjykatën Administrative dh kërkon shfuqizimin e vendimit të Autoritetit të Dosjeve, ku konsiderohej si pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Vendimi i Autoritetit të Dosjeve u diskutua gjatë në opinionin publik, ndërsa opozita ngriti akuza se Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku, me qëllim, nuk kishte bërë verifikimet e duhura për Sheshin, duke e bërë atë anëtar të KLP-së, një nga institucionet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë.
Çfarë konstatoi Autoriteti i Dosjeve
Me anë të një vendimi që mban datën 22 janar të këtij viti, Autoriteti i Dosjeve vuri në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme, se anëtari i KLP, Bujar Sheshi, figuronte si pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Në vendim sqarohet se ata nuk kanë dokumente që vërtetojnë veprimtarinë e tij, por emri i Sheshit është në dokumente si bashkëpunëtor.
“Z. Bujar Sheshi, në kuptim të ligjit 45, të vitit 2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, figuron në dokumentet e Sigurimit të shtetit si bashkëpunëtor, seksioni V, drejtimi Inteligjencë-Rini, por nga verifikimet e deritanishme, nuk disponojmë dokumente që të vërtetojnë aktivitetin e tij; Z. Bujar Sheshi, në kuptim të ligjit 45 të vitit 2015, ‘Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë’, figuron të ketë materiale në emër të tij, si anëtar, në dokumentet e sigurimit të shtetit, me detyrë hetues, në sektorin e Hetuesisë në Degën e Punëve të Brendshme të Fierit, që nga viti 1979″, shkruhej në vendimin e AIDISSH-së.