Nga Sali Berisha
Te dashur miq, Narkoshteti i Edvinit serish u paraqit para shqiptareve me fytyren e horrit.
Nje gazetare e keqperdorur tmerrsisht nga narkoshteti, ne dreke, ora 15:30 shtypi me goma te para nje qytetar ne autostraden Tirane - Durres.
Nuk ndalem ketu ne pergjegjesine e M Kazhanit ne kete aksident, gjendjen e saj efekt alkoli ose jo, shpejtesia e lejuar ne segmentin ku ndodhi aksidenti.
Perveç ketyre vleresoj se çdo aksident eshte fatkeqesi jo vetem per viktimen por edhe per autorin e aksidentit qe natyrisht ka shkalle pergjegjesie per tu percaktuar.
Por dje perseri narkoshteti i Edvinit tregoi veten nje horr deshmitar.
Kjo per arsyet qe vijojne:
1- Fshehjen kriminale per 5 ore te aksidentit. Vetem qarkullimi i lajmit madje dhe fotove te aksidentit ne media sociale detyroi narkopolicine te jape lajmin.
2-Narkoshteti ishte deshmitar horr sepse edhe kur dha komunikaten nuk beri asnje sqarim nese Kazhani kishte konsumuar alkol, apo kishte tejkaluar shpejtesine e lejuar. Por njoftoi vetem se gazetarja e narkoshtetit ishte ne komisariat dhe po bashkepunonte me narkopolicine qe fshehu per 5,5 ore lajmin e aksidentit.
3-E treta dhe me e renda, me çnjerezorja e narkoshtetit horr deshmitar ishte mashtrimi per gjendjen e te semurit per te cilin u tha se eshte plagosur por jashte rrezikut per jeten nderkohe qe viktima e aksidentit te gazetares pro narkoshtetit ishte i intubuar me respiracion arificial per shkak te politraumes, kontuzionit te rende trunor dhe te gjoksit dhe mushkrive, te shkatuara te gjitha nga aksidenti i rende por qe duhej bere i lehte per gazetaren e keqshfrytezuar nga narkoshteti.
Duke i uruar te aksidentuarit sherim te plote denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim prej horri te narkoshtetit, fshehjen dhe manipulimin kriminal te akksidentit ne mbrojtje te gazetares se tij dhe deklaroj se kjo veprimtari e qellimshme perben nje krim te shemtuar me te rende se sa vete aksidenti. sb