Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se pasardhësi i tij, kreu i Qeverisë, Edi Rama ka porositur mbjelljen e qindra mijërave fidanëve kanabis, me qëllimin e vetëm blerjen e zgjedhjeve lokale. Sipas ish-kryeministrit Berisha, një urdhër i tillë jepet pak para zgjedhjeve lokale dhe për të zbutur pakënaqësinë që ekziston ndaj Qeverisë aktuale.
Ndër të tjera, Berisha rikujton se vatrat e zjarrit të përhapura gjerësisht në vendin tonë, janë bërë vetëm e vetëm për mbjelljen e lëndëve narkotike.
Ish-kryeministri nuk ngurron t’i bëjë thirrje, Interpol, Europol, agjensive të tjera që luftojnë drogën nga vendet partnere të ndërhyjnë për të bllokuar këtë situatë, e cila sipas tij mund të ketë pasoja shkatërrimtare për vendin tonë.
“Porositen qindra mijra fidane dhe po pregatiten mbjellje te medha kanabisi!
Te dashur miq, burime shume mire te informuara njoftojne se narkoqeveria e narkoshtetit ka vendosur te nxise perseri mbjelljen masive te Kanabisit ne Shqiperie per te zbutur pakenaqesine masive qe ekziston sot ndaj qeverise dhe zbutur shkallen e revoltes ne rritje te masave kunder narkoqeverise.
Qellimi i dyte i ketij operacioni me megakriminal te kobshem qe u parapri nga qindra e qindra zjarre ne mars si kurre ndonjehere me pare (per te hapur qindra e qindra hektare per hashash) eshte perdorimi i mbjelljeve dhe produkteve te hashashit per qellime te blerjes se zgjedhjeve qe po duken ne horizont.
I bej thirrje Interpolit, Europolit, agjensive te luftes kunder droges te vendeve partnere te marrin cdo mase dhe ushtrojne cdo presion kunder narkoqeverise dhe narkoshtetit shqiptar dhe te bllokojne kete mega afere me pasoja shkaterrimtare per Shqiperine por tejet te demshme edhe per rajonin.”-shkruan Berisha.