Sipas komenteve të korridoreve, thuhet se kryeministri është më mirë me shëndet fizik, kohët e fundit, pas udhëtimit misterioz në Gjermani dhe në Francë dhe konsultimeve përkatëse, që askush deri tani nuk konfirmon dot.
Mirëpo situata e sëmurë politike, e ka vendosur atë, nën një stress të jashtëzakonshëm dhe të pakëshillueshëm, nga personat që takoi në Berlin dhe në Paris. Ky stress, përbën një rrezik më vete për kryeministrin që pikë së pari duhet të pushojë. Në të vërtetë edhe Opozita, e fton atë për pushimë të gjata, mirëpo, thuhet se ai, KM-ja, nuk se nuk do, por në të vërtetë nuk mundet. Nëse “falangat gri” marrin vesh tërheqjen e tij, situata rrezikon të përkeqësohet për të personalisht dhe këtë rrethanë ai, KM-ja, nuk mund ta anashkalojë.
Kështuqë, është i detyruar, kundër çdo këshille dhe domosdoshmërie shëndetësore, të qëndrojë me dhe pa gjumë, në pozicion luftimi dhe nën trysninë e atyre që duke përfituar nga ngathësimi i mprehtësisë së shqisave të tija, kohët e fundit, përpiqen të bëjnë “gola” me tenderat dhe zhvatjet, jashtë çdo kontrolli… /360grade