Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një interviste për Zërin e Amerikës (VOA) të hënën pasdite theksoi se vendi ynë është pro amerikan 99%.
Sipas saj, prezenca amerikane në vendin tonë është shumë e rëndësishme. “Kjo është zgjedhja e Shqipërisë. Shqipëria një vend 99% pro Amerikanë dhe ka e parë të ardhmen e tij pro edhe Europës. Motivi i vizitës sime në SHBA është “More America in Albania”, pasi prezenca Amerikane në vendin tonë është e domosdoshme”, tha Kryemadhi gjatë intervistës për Zërin e Amerikës.
Ditët e fundit VOA ka publikuar disa lajme që kanë prekur çështjet të nxehta të politikës shqiptare, duke lidhur drejt për drejt qeverinë me blerjen e votës dhe kjo u bë përmes publikimit të disa përgjimeve të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe “Niçes”, një person i kërkuar nga drejtësia dhe i dënuar prej saj.