Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Rama dhe Zv.ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Mathew Palmer.
Palmer mbërriti sot në Tiranë, ndërsa u prit nga kryeministri Rama rreth orës 15:45, në një takim që zgjati më shumë se një orë e gjysmë.
Ditën e martë, Palmer pritet të takohet me kryetaren e LSI-, Monika Kryemadhi, ndërsa në drekë është parashikuar takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe rreth orës 17:30 zyrtari amerikan do të pritet në Presidencë nga kreu i shtetit, Ilir Meta.