Denoncimi/ Shpërthen eksplozivi në lokalin e kryetarit të PS, policia fsheh ngjarjen

Hënë, 08 Prill 2019 21:20

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mbrëmjen e sotme një tjetër krim që është mbajtur i fshehur nga Policia e Shtetit.

Ish-kryeministri ka publikuar mesazhin e qytetarit qytetar, i cili tregon se 1 javë më parë, një sasi eksplozivi ka plasur në lokalin që është në pronësi të kryetarit të PS-së Pogradec, Bledi Çomo.

Sipas qytetarit kjo ngjarje është raportuar në polici sikur ka plasur sahati.

Ja postimi i Berishës:

Kryetarit te Narko Partise i vene eksplozive ne lokal,

Narko policia fsheh krimin! sb

Pershendetje i nderuar z.Sali Berisha dua tju them se me dt 29mars ose 28 kryetarit te partise socialiste Bledi Como pogradec i ka plasur eksploziv ne lokal,dhe policia ka fshehur ngjarjen se eshte kryetar i rilindjes dhe mik i Fatmir Xhafes,se ka qene sekretar i tij kur Fatmiri ishte deputet i Pogradecit,procesbervali policor eshte shkrojtur sikur i plasi sahati korentit🤦🏻‍♂️publikojeni se nuk genjej asnje presje 🙏Anonim ju lutem 🙏

Login to post comments