Postuar në facebook nga Petrit Vasili:
"Lexova Elez Biberajn, qe foli se kishte diçka per te thene.
Lexova dhe Edi Ramen, qe foli, se diçka duhet te thoshte dhe mu kujtua shprehja e famshme:
"Te mëncurit flasin, sepse kanë dicka për të thënë.
Budallenjtë flasin, sepse dicka duhet të thonë !" shkruan Vasili.
Dy ditë pas analizës së fortë të drejtorit për Euroazinë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj, kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje përmes një letre të hapur, ku ndër të tjera shkruan se, deklaratat e tij janë etiketime fyese dhe të pabazuara në fakte.
Akuzat se është bërë më autoritar dhe i korruptuar, kryeministri i konsideron opinione dhe për këtë Rama, i kërkon prova si një akuzë e rëndë ligjore.