Grabitja në aeroport, Meta: Cenim serioz i sigurisë kombëtare

E mërkurë, 10 Prill 2019 17:38

Presidenti i Republikës Ilir Meta e cilëson cenim serioz të sigurisë kombëtare grabitjen e 10 milionë eurove brenda aeroportit kombëtar të Rinasit ditën e djeshme. Në një dalje drejtpërdrejt për mediat, Meta risolli në kujtesë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë një vit më parë ku kishte dhënë detyra konkrete për institucionet për të rritur sigurinë në aeroportin e Rinasit. Kreu i Shtetit kërkoi të zbardhet sa më shpejt ngjarja dhe të vihen para ligjit përgjegjësit.

“Nisur nga ngjarja tronditëse e grabitjes së djeshme ndiej detyrimin dhe përgjegjësinë për këtë komunikim të drejtpërdrejt me ju dhe qytetarët. Përsëritja e kësaj ngjarje brenda një objekti të sigurisë së veçantë është e papranueshme. Si vend anëtar i NATO-s kemi detyrimin të garantojmë dhe standardet më të larta të sigurisë. Si kryetar i Këshillit të Sigurisë kombëtar në 16 maj të vitit 2018 kam organizuar mbledhjen e këtij këshilli me objekt gjendjen e sigurisë kombëtare.
Pika e tretë e axhendës së këtij takimi ishte pikërisht raporti për pikat strategjike portuale dhe aeroportuale të Republikës së Shqipërisë. Kam ngritur shqetësimin lidhur me mungesën e përgjegjësive të qarta që viheshin re mbi garantimin e sigurisë në aeroportin Nënë Tereza, mangësitë në akses dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në raste rreziku”, deklaroi Presidenti.

“Kemi ngritur një sërë shqetësimesh për grabitjen. Kemi vënë re mangësitë në akses dhe koordinim për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në rast rreziku. Shqetësimet u mbështetën dhe nga përfaqësues të rëndësishëm. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit, detyrat iu janë përcjellë zyrtarisht anëtarëve të Sigurisë Kombëtare.

Në detyrat që janë ngarkuar, është kërkuar ngritja e punës për trajtimin e gjithçkaje për grabitjen në Rinas. Në këto kushte, si president i Republikës e konsideroj ngjarjen e djeshme cenim serioz të Sigurisë Kombëtare, të rendit publik dhe imazhit të vendit tonë. Ndaj iu kërkoj të gjitha agjencive ligj-zbatuese, që të gjejnë autorët. Të gjitha autoritetet përgjegjëse të kryejnë hetime të plota për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

Të nxirren dhe evidentohen përgjegjësitë mbi çdo institucion dhe person për këtë ngjarje që mund të kishte pasur pasoja edhe më fatale mbi qytetarët tanë. Prokuroria të hetojë jo vetëm ngjarjen, por nxjerrjen përpara përgjegjësisë të çdo personi që nuk ka kryer detyrën. Presidenca në këtë mënyrë është në shërbim të organit të akuzës për të vënë përpara përgjegjësisë çdokënd që ka përgjegjësi për grabitjen”, tha Meta.

Modifikuar më E mërkurë, 10 Prill 2019 21:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...