Vendimi/ Ushtria merr rolin e policisë. Rama pranon dështimin, mënjanon Lleshajn

E mërkurë, 10 Prill 2019 17:30

“Kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aeroportit ‘Nënë Tereza’ të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura”. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka duke lënë të kuptohet se policia e shtetit dhe Sandër Lleshaj kanë dështuar në ruajtjen e  rendit dhe sigurisë në vend.

Zhvillimet më të fundit brenda qeverisë po na tregojnë se Edi Rama po mënjanon Lleshajn nga funksionet e tij, kjo pasi ngjarja kur Shqipërinë po e vizitonte zyrtari i Lartë i Shtetit Amerikan Mathew Palmer ishte kulmi i mungesës së sigurisë.

Sandër Lleshaj që në emërimin e tij si ministër është treguar i paaftë. E nisi me urdhrat ofenduese për policat barkderra dhe e u bë njeriu gaz helmues i shqiptarëve.

Fakti që grabitësit ishin brenda në aeroport pranë avionit ku për tre orë do të nisej zv ndihmës sekretari i Shtetit Palmer dëshmoi paaftësinë totale të Ministrit ët Brendshëm të strukturave të policisë dhe të gjitha strukturave të tjera për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.

 Si vend anëtar i NATO-s portet dhe aeroporti i Shqipërisë, sidomos ky i fundit janë objekte të sigurisë së lartë. Aty nuk janë grabitur shuma parash por ka kapitulluar i gjithë shteti përpara një sulmi të disa grabitësve në këtë objekt.

Pas shenjave se Rama e ka lëshuar ministrin Lleshaj, pritet edhe heqja e tij nga pozicioni i Ministrit të Brendshëm./ 55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 10 Prill 2019 18:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...