Ti nuk je kryeministër je thashethemexhi portalesh

E mërkurë, 10 Prill 2019 19:27

Reagimi i sotëm i Ramës në tuiter lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rinas, vetëm reagim shtetari nuk ishte. Vetëm reagim kryeministri nuk ishte. Ky për çdo gjë, për çdo zullum, për çdo vjedhje, për kanabisin, kokainën, Rinasin, për faktin që asnjë investitor i huaj nuk mend të vij në Shqipëri, e jo më ta bëjë atë akt. Por ky zotëri, për të gjitha këto ka një fajtor. 

Në vitin 2013, ia kishte fajin PD, pastaj LSI për kanabisin ia ka fajin kazanin, balta. Për Saimir Tahirin ia kishte fajin Habiljat jo Saimiri që ia dha makinën atyre. Për grupet  e kokainës ia ka fajin media ndërkombëtare, për publikimin e dosjes 339 dhe 184 kazanin i brendshëm dhe i jashtëm, për reformën ne drejtësi që e ka kthyer në maskaradë do dalin një ditë që e ka fajin Sorosi dhe e ka sigurisht, për vrasjet pa fund, vendin e kthyer në kasaphanë ia ka fajin opozita, për ekonominë që e ka bërë të jetojnë shqiptarët nën 1 dollarë në ditë, prapë kazani mediatik, për korrupsionin drogën që ia zbulojnë ia ka fajin VOA dhe ky jeton në një planet tjetër.
Tani për ngjarjen më të rëndë të shkeljes së sigurisë në vend, në objektin aeroportit të Rinasit që është objekt i sigurisë kombëtare se jemi vend anëtar i ANTO këtij ia kanë fajin kinezët.
Ky, pozicionin e kryeministrit nuk ka përgjegjësi për asgjë, sikur jeton në një planet tjetër, niveli i tij i trishtueshëm intelektual, që ia arriti për hir të së vërtetës me fantazi prej kollaresh me topa dhe për çun trendi të hedhi pak hy syve shoqërisë shqiptare dhe një pjese të faktorit ndërkombëtar.
Ky i fundit, është ndërgjegjësuar dhe ia ka plasur derën në fytyrë prandaj dhe del bën noj xhiro nga Monako, për nga gjuha e përdorur në mesazh, për të gjithë komunikimin që ka ky njeri në mediat, televizione, media sociale ky është thjesht në pozicionin e një thashethemexhiu portalesh.
Ky nuk ka asnjë lidhje me postin e kryeministrit përveç mbrojtjes së krimit të organizuar, trafikut të kokainës dhe gaztorëve dhe oligarkëve të oborrit qofshin këto me një apo dy L.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...