Reagimi i fortë i Berishës: Lleshaj si Tahiri, ja si i shmanget përgjegjësisë për grabitjen në Rinas

E mërkurë, 10 Prill 2019 19:29

Pas grabitjes së 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit dhe pas reagimit të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, nuk mund të mungonte kundërpërgjigja e ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nën titullin “Vasal Kimiku, Saimir Trafiku dhe narkoqeveria e papërgjegjësisë”, Berisha ndër të tjera shkruan se, Lleshaj, me porosi të Edi Ramës, përsëriti fjalët e paraardhësit të tij Saimir Tahiri, i cili sipas tij ka thënë të njëjtat fjalë edhe gjatë grabitjes së qershorit 2016.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Vasal Kimiku, Saimir Trafiku dhe narkoqeveria e papergjegjsise!

Miq, ne qershor te vitit 2016 banda e dashur e Narkopartise realizoi me sukses spektakolar vjedhen e 7 milion euro ne pisten e avioneve te aeroportit te Rinasit. Saimir Trafiku, ish ministri i brendshem, superministri i Edvin Deshtimit doli para shqiptareve dhe deklaroi se Policia e Shtetit nuk ka asnje pergjegjesi per sigurine e aeroportit as dhe transportin e parave pasi sipas ligjit keto pergjegjesi jane te kompanive private te sigurimit te aeroportit dhe transportit te vlerave monetare por narkoministri beri be dhe rrufe se kjo kurre nuk do te ndodhe here tjeter pasi ligji do ndryshoje, se policia e shtetit nga zero siguri do garantoje ne Rinas siguri te plote dhe se vlerat monetare per ne Rinas do shoqerohen edhe nga Policia e Shtetit.

Kurse sot, pas vjedhjes klamoroze te 10 milione eurove nga barku i avionit ne pisten e aeroportit te Rinasit, Vasal Kimiku me porosi te Edvin Suksesit doli para publikut dhe ne nje papergjegjesi kriminale perseriti ne menyre identike fjalet e Saimir Trafikut dhe tha se policia e shtetit nuk ka asnje pergjegjesi per sigurine, ne vendin qe duhet te jete me i sigurti ne Shqiperi, aeroportin e Rinasit pasi siguria e tij sipas ligjit eshte pergjegjesi e rojeve private te sigurise.

Me te drejte lind pyetja pse nuk ndryshoi asgje per sigurine e aeroportit te Rinasit pas vjedhjes se pare. Pergjigja eshte e thjeshte sepse fushata do vinte dhe duhej qe shteti ta vidhte perseri ne te njejtin vend pasi aty u provua se vidhej me lehte se kudo perfshi ketu edhe Qaf Kasharin apo autostraden.

Miq kujdes! Vasal Kimiku i Edvinit nuk permendi sot fare rolin e policise ne transportin e vlerave monetare. Kjo per dy arsye, se pari sepse sipas rregullit bankat njoftuan policine per ngarkesen prej 10 milione euro qe do transportonin per ne Rinas dhe se dyti sepse furgoni i policise se shtetit e shoqeroi transportin e vlerave monetare gjer ne duart e bandes. Ne momentin e grabitjes, policet shoqerues ishin vetem 20 meter larg vendit ku po kryente para syve te tyre banda e partise vjedhjen elektorale.

Duke denuar me ashpersine me te madhe gjendjen e pasigurise se plote qe ekziston sot kudo ne Shqiperi, perfishi ketu ne vendet qe duhet te kene sigurine me te larte, ju ftoj te dashur qytetare ti fshime keto kalbesira dhe pushtetin e tyre te krimit nje minute e me pare dhe ta bejme Shqiperine nje vend te sigurte per te gjithe shqiptaret, miqte, vizitoret e turiset e saj. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...