Prag skandali/ Ministri nuk firmosi për kinezët, ndërhyri fort Edi dhe Olsi Rama

E Enjte, 11 Prill 2019 11:42

Grabitja e dytë e ndodhur brenda aeroportit të Rinasit, po nxjerr në pah skandale të panumërta të qeverisë së Edi Ramës.

Në kohën kur koncesioni i Rinasit po shitej nga kompania gjermane tek ajo kineze, që e ka sot në administrim, lobim të fuqishëm për këtë transaksion ka bërë Edi dhe Olsi Rama.

Por për këtë shitje, ka qenë kundër dhe nuk e ka firmosur ministri i Transportit i kohës, përfaqësues i LSI-së në qeveri.

Edhe pas kundërshtimeve të forta të ministrit, vendimin e ka marrë vetë Edi Rama. Në atë kohë u përfol fuqishëm që Olsi Rama (vëllai i Edi Ramës) ishte ndërmjetësi që koncesioni nga kompania gjermane të shitej tek kinezët.

Ky është një mega skandal në prag të shpërthimi bashkë me akuzat e vëllait të Admir Murataj, se ky i fundit me shumë mundësi është thirrur për tu vrarë dhe për t’ia faturuar vjedhjen, por dyshimet ka se edhe vetë policia është e përfshirë në këtë grabitje të madhe.

Ndërkohë që Aeroporti i Rinasit nën drejtimin e Sandër Lleshit është pushtuar dy herë nga hajdutët e armatosur.

Herën e parë kur Sandër Lleshi ishte drejtuesi i Bordit të Aviacionit Civil dhe herën e dytë Lleshi është ministër i Brendshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...