Qeveria e Republikës së Shqipërisë, ditën e djeshme më datë 10.04.2019, kanë bërë faktike veprimin dhe deklarimin publik se perimetri i jashtëm i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, do të merret në mbrojtje nga Forcat Ushtarake të Shtetit Shqiptar.
Ky veprim i qeverisë Shqiptare në fakt jo vetëm është një autogol që tregon se siguria dhe territorit i vendit është krejtësisht jashtë kontrollit të qeverisë, por është edhe krejtësisht anti kushtetues. Ky urdhër i kryeministrit Rama dhe ministres së Mbrojtjes, nuk gjen mbështetje Kushtetuese dhe ligjore dhe përpara se ai të kryhet duhet të ekzistojnë kushtet dhe rrethanat të tilla që e bëjnë të domosdoshme sipas ligjit ndërmarrjen e kësaj mase, por njëkohësisht kërkon edhe marrjen një sërë vendimesh përpara se të realizohet në praktikë përdorimi i Forcave Ushtarake.
Referuar nenit 169 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.
Në nenin 170 të Kushtetutës, parashikohet shprehimisht se :
- Masat e jashtëzakonshme mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe zgjatin për aq kohë sa vazhdojnë këto gjendje.
- Parimet e veprimtarisë së organeve publike dhe shkalla e kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, përcaktohen me ligj.
- Ligji duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e kompensimit të humbjeve që vijnë si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe lirive gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme.
- Aktet që ndërmerren si pasojë e marrjes së masave të jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të kushteve për funksionimin normal të shtetit.
- Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme.
- Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme.
Ndërkohë në nenin 173 të Kushtetutës, parashikohet se:
- Ne rast rreziku per rendin kushtetues dhe per sigurinë publike, Kuvendi, me kerkese te Keshillit te Ministrave, mund te vendose ne një pjese ose ne te gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat per aq kohe sa vazhdon rreziku, por jo me shume se 60 dite.
- Me vendosjen e gjendjes se jashtëzakonshme nderhyrja e forcave te armatosura behet me vendim te Kuvendit dhe vetem kur forcat e policisë nuk janë ne gjendje te rivendosin rendin.
- Zgjatja e afatit te gjendjes se jashtëzakonshme mund te behet vetem me pelqim te Kuvendit cdo 30 dite, per nje periudhe jo me shume se 90 dite
Referuar fakteve të bëra publike që në Aeroportin e Rinasit ka ndodhur së fundmi një Grabitje e një shume të konsiderueshme parash të Bankave të në Nivelit të Dytë, ky aktivitet kriminal, që përbën realizimin e veprave penale të vjedhjes nën kërcënimin e armës, nuk përbën shkak ligjor për:
Të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme;
Si dhe nuk përbën shkak për të shpallur as gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Pasi në asnjë rrethanë nuk jemi përpara një situate të tillë të përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligji.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë referuar asaj që ka ndodhur nuk është investuar apo nuk mund të investohet për të shpallur me vendim këtë lloj gjendjeje dhe në këtë mënyrë dhe autorizimi faktik i Forcave Ushtarake për të marrë në ruajtje territorin e jashtëm të Aeroportit të Rinasi është krejtësisht i pajustifikuar.
Nëse Këshilli i Ministrave, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes kanë një informacion tjetër sekret për sulme të tjera, apo rrezik të një natyre të veçantë dhe permanent që po i kanoset Republikës së Shqiëprisë në këtë pjesë të territorit, atëherë menjëherë ky informacion duhet të shpërndahet dhe të diktohet menjëherë më institucionet përgjegjëse përfshi Kreun e Shtetit.
Nëse jo, të gjitha deklarimet e deritanishme, apo veprimet që janë ndërmarrë, konsiderohet antikushtetuese dhe antiligjore dhe tregojnë shenja të larta papërgjegjshmërie dhe profile të ulët të menaxhimit të Forcave Ushtarake nga autoritetet drejtuese që e zotërojnë këtë pushtet në kohë paqe.
Ndërkohe në ligjin për Autoritetet dhe Pushteteve të Drejtimit të Forcave të Armatosura, zbërthehet në detaje shkaqet dhe procedurat se si dhe kur përdoren FA në një pjesë të territorit të vendit.
Konkretisht në nenin 22 të ligjit parashikohet se:
- Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
- Me vendosjen e gjendjes se jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim te Kuvendit, pas kerkeses se Keshillit te Ministrave, mund te nderhyjne per rivendosjen e rendit, vetem kur forcat e policisë nuk janë ne gjendje ta kryejnë kete detyre.
- Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme.
- Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme.
Ndërkohë në nenin 173 të Kushtetutës, parashikohet se:
- Ne rast rreziku per rendin kushtetues dhe per sigurinë publike, Kuvendi, me kerkese te Keshillit te Ministrave, mund te vendose ne një pjese ose ne te gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat per aq kohe sa vazhdon rreziku, por jo me shume se 60 dite.
- Me vendosjen e gjendjes se jashtëzakonshme nderhyrja e forcave te armatosura behet me vendim te Kuvendit dhe vetem kur forcat e policisë nuk janë ne gjendje te rivendosin rendin.
- Zgjatja e afatit te gjendjes se jashtëzakonshme mund te behet vetem me pelqim te Kuvendit cdo 30 dite, per nje periudhe jo me shume se 90 dite
Referuar fakteve të bëra publike që në Aeroportin e Rinasit ka ndodhur së fundmi një Grabitje e një shume të konsiderueshme parash të Bankave të në Nivelit të Dytë, ky aktivitet kriminal, që përbën realizimin e veprave penale të vjedhjes nën kërcënimin e armës, nuk përbën shkak ligjor për:
Të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme; Si dhe nuk përbën shkak për të shpallur as gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Pasi në asnjë rrethanë nuk jemi përpara një situate të tillë të përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligji.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë referuar asaj që ka ndodhur nuk është investuar apo nuk mund të investohet për të shpallur me vendim këtë lloj gjendjeje dhe në këtë mënyrë dhe autorizimi faktik i Forcave Ushtarake për të marrë në ruajtje territorin e jashtëm të Aeroportit të Rinasi është krejtësisht i pajustifikuar.
Nëse Këshilli i Ministrave, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes kanë një informacion tjetër sekret për sulme të tjera, apo rrezik të një natyre të veçantë dhe permanent që po i kanoset Republikës së Shqipërisë në këtë pjesë të territorit, atëherë menjëherë ky informacion duhet të shpërndahet dhe të diktohet menjëherë më institucionet përgjegjëse përfshi Kreun e Shtetit.
Nëse jo, të gjitha deklarimet e deritanishme, apo veprimet që janë ndërmarrë, konsiderohet antikushtetuese dhe antiligjore dhe tregojnë shenja të larta papërgjegjshmërie dhe profile të ulët të menaxhimit të Forcave Ushtarake nga autoritetet drejtuese që e zotërojnë këtë pushtet në kohë paqe.
Ndërkohe në ligjin për Autoritetet dhe Pushteteve të Drejtimit të Forcave të Armatosura, zbërthehet në detaje shkaqet dhe procedurat se si dhe kur përdoren FA në një pjesë të territorit të vendit.
Konkretisht në nenin 22 të ligjit parashikohet se:
- Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
- Me vendosjen e gjendjes se jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim te Kuvendit, pas kerkeses se Keshillit te Ministrave, mund te nderhyjne per rivendosjen e rendit, vetem kur forcat e policisë nuk janë ne gjendje ta kryejnë kete detyre.
- Gjate gjendjes se jashtëzakonshme Kryeministri eshte drejtpwrdrejtw pergjegjes per drejtimin e Forcave te Armatosura, permes hierarkisë se drejtimit e te komandimit.
- Pas perfundimit te gjendjes se jashtëzakonshme Kryeministri i raporton Kuvendit per perdorimin e Forcave te Armatosura gjate kesaj periudhe.
- Veprimet, qe ndermerren nga Forcat e Armatosura gjate gjendjes se jashtëzakonshme, duhet te jene ne perpjesetim me shkallen e rrezikut dhe duhet te synojnë rivendosjen sa me te shpejte te funksionimit normal te shtetit.
Nisur edhe nga sa parashikohet në ligjin më sipër, rezulton se përdorimi faktik i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në rastin konkret është një veprim :
Antikushtetutes;
Nuk gjen mbështetje në Kushtetutë dhe në Ligj;
Gjendja që e ka diktuar këtë veprim të qeverisë, nuk hyn në sferën e atyre rrethanave dhe fakteve të parashikuara në ligj që diktojnë domosdoshmërinë e ndërmarrjes së këtij vendimi.
Qeveria duhet të bëjë publike se me çfarë akti dhe vendimmarrje janë angazhuar Forcat Ushtarake në këtë çështje, si dhe aktin përkatës ku deklarohet paaftësia e Forcave të Rendit Publik për të realizuar misionin e tyre në këtë pjesë të territorit.