Jorida Tabaku: Ja si e mbajtën 5-vjeçaren barbarisht në polici

E Enjte, 11 Prill 2019 12:26

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka denoncuar një super skandal. Tabaku ka postuar një foto, në të cilën duken minorenë dhe një 5-vjeçare në ambientet e komisariatit nr. 4 në Tiranë.

Postimi i plotë

Skandali radhes.

Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5 vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi I zgjuan me gaz lotëshellës përpara dy ditësh, I nxorën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe I futën në qelitë e ftohta. Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që I nxin faqen Shqipërisë përditë!

Modifikuar më E Enjte, 11 Prill 2019 12:27
Login to post comments