Kreu i Republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu ka reaguar pas vendosjes se ushtrisë në aeroportin e Rinasit nje ditë pas grabitjes së të paktënn 10 milionë eurove në brendësi të aeroportit. “Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe është e papranueshme që FA të shndërrohen në instrumenta të urdhërave politikë, nga kushdo që vjen në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën”, shkruan Mediu.
Ja postimi i tij i plotë:
Kushtetuta dhe ligji kanë përcaktuar qartë rolin dhe misionin e Forcave të Armatosura.
Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe është e papranueshme që FA të shndërrohen në instrumenta të urdhërave politikë, nga kushdo që vjen në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.
Forcat e Armatosura kanë dy raste që mund të përdoren:
a- Në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme:
Neni 22
Përdorimi i Forcave te Armatosura gjate gjendjes se jashtezakonshme
- Gjendja e jashtezakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
- Me vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim te Kuvendit, pas kerkeses se Keshillit te Ministrave, mund te nderhyjne per rivendosjen e rendit, vetem kur forcat e policise nuk jane ne gjendje ta kryejne kete detyre.
- Gjate gjendjes se jashtezakonshme Kryeministri eshte drejtperdrejt pergjegjes per drejtimin e Forcave te Armatosura, permes hierarkise se drejtimit e te komandimit.
- Pas perfundimit te gjendjes se jashtezakonshme Kryeministri i raporton Kuvendit per perdorimin e Forcave te Armatosura gjate kesaj periudhe.
- Veprimet, qe ndermerren nga Forcat e Armatosura gjate gjendjes se jashtezakonshme, duhet te jene ne perpjesetim me shkallen e rrezikut dhe duhet te synojne rivendosjen sa me te shpejte te funksionimit normal te shtetit.
Nuk jemi aspak përballë një situate të tillë. Nëse shteti dhe policia ka rënë, kjo nuk është për shkak të paaftësisë së tyre apo mungesës së strukturave të specializuara për ruajtje të objekteve të sigurisë së veçantë apo përballjeve me grupe kriminale.
Për fatin e keq, forcat e Policisë janë kthyer në instrument politik, kundër qytetarëve dhe të drejtave të tyre, duke dhunuar qytetarët në emër të qeverisë.
b- FA përdoren në rastin e emergjencave, si ndërhyrje e domosdoshme, pasi janë përdorur të gjitha mjetet dhe strukturat e tjera në dispozicion.
Asnjë nga këto dy momente ligjore dhe kushtetuese, nuk përputhet me atë ç’ka ndodhi në Rinas, prandaj vendosja e strukturave ushtarake është jo kushtetuese dhe jo ligjore dhe krijon një precedent të rrezikshëm për përdorim për interesa dhe qëllime jashtë misionit të tyre.