Lajmi se, në mes të aeroportit të Rinasit, u grabitën 10 milionë euro ka marrë faqet e medias botërore. Një bandë kriminale në katër minuta shkatërroi shtetin dhe rrëzoi krejt propogandën e qeverisë për siguri dhe rend në Shqipëri. Tashmë, në media po dalin skandale të mëdha qeveritare për këtë rast dhe ka dyshime serioze se e gjithë kjo vjedhje ka pas segmente qeveritare. U krijua një situatë zhurme te Bregu i Lumit për shpërnguljen me forcë të banorëve, duke e spostuar krejt policinë e Tiranës në Breg të Lumit dhe ndërkohë, dikush, i lidhur me grupin kriminal organizoi në perfeksion grabitjen e 10 milionë eurove.
Dyshimet janë se ka segmente qeveritare në këtë vjedhje. Derisa të kapen dhe arkëtohen 10 milionë eurot, dyshimi mbetet në fuqi mbi këtë skemë mafioze qeveritare. Nëse arrestohen autorët dhe gjenden 10 milionë eurot, atëherë duhet kërkuar falje. Ngjarja kriminale dhe në përfeksion si në filma ku në 4 minuta kryhet supergrabitja e shekullit në Rinas, solli reagime të shumta. Dhe si për ta mbuluar prapë skandalin e vjedhjes dhe masat e qeverisë që janë në shkelje ligjore, kryeministri nxori në skenë ushtrinë.
Lojë përfekte për të treguar gjoja se ai po merakoset për rendin dhe humbjen e 10 milionë eurove.
Pas grabitjes të së martës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve që e konsideruan antikushtetues vendosjen e ushtrisë në Rinas, përmes një fotoje në Instagram. “Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato”-shkruan ai ndërsa shton se vendosja e policisë në aeroport është normale dhe nuk ka shkelje të Kushtetutës.
“Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato. Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike” – shkruan Rama, bashkëngjitur fotos nga forcat e sigurisë në aeroportet ndërkombëtare.
Por zoti kryeministër harron se ashtu është rasti si në foto, porse është bërë me vendim parlamenti dhe vendim qeverie të shtetit përkatës, konform ligjit, e jo si në Shqipëri ku është shkelur Kushtetuta dhe ligji për Ushtrinë.
Askush nuk do të thoshte gjë kundër nëse Ushtria doli me ligj e me vendim Kuvendi, por duhet pranuar se ministria e brendshme ka dështuar dhe situatën e mori në dorë ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Por me vendim Kuvendit të Shqipërisë firmosur nga kryeparlamentari Ruçi dhe dekretuar nga presidenti Meta. Ndryshe quhet puç ushtarak, duke shfrytëzuar indinjimin popullor për sigurinë problematike në vend, por edhe për të treguar forcën se në rast protestash kryeministri mund të nxjerrë edhe Ushtrinë.