‘Rinasi’/ Tritan Shehu: “Rivendosja e sovranitetit” nuk mund të bëhet me veprime puçiste a teatrale

E Enjte, 11 Prill 2019 13:14

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një postim në Facebook ka reaguar në lidhje me atë që po ndodh në Aeroportin e Rinasit.

Postimi i plotë

"Rivendosja" e Sovranitetit jo vetem ne Rinas fillon me heqjen e simboleve "pushtuese", vendosjen aty vetem te simbolit tone kombetar dhe atij europian, per te vazhduar me....!

Ministri i Brendshem konfirmon sot se "kemi transferuar Sovranitetin ne duart e nje koncesionari privat".

Sovraniteti eshte nje fjale shume e madhe ne intonacion e kuptim, por qe perbehet nga nje mori elementesh thelbesore.

Sovraniteti fillon me Simbolet, ato jane te Shenjta.

Deformimi e tjetersimi i tyre te con deri ne tragjedira Sovraniteti, sic po ndodh te ne.

Flamujt gjigand kineze prej shume muajsh valviten ne Porten kryesore te Shqiperise duke cenuar rende Sovranitetin tone, tjetersuar "fytyren"  shqiptare  e aspiraten tone europiane.

Kete e shikonin te gjithe, kete une e bera publike disa here ne Kuvend e media, por vetem heshtje.

Ndoshta sepse ajo pamje reflektonte allishverishet e Rilindjes me Sovranitetin tone dhe pse jo, sherbente  si alibi e "pa pergjegjshmerise" se institucioneve tona per sa ndodhte ne ate aeroport.

Pergjergjeshmeria e cenimit te Sovranitetit tashme eshte shume me e gjere se ai aeroport, rivendosja e tij nuk mund te behet me veprime "puciste" a teatrale aty, ajo shpreh nje krize te gjere e te thelle qeverisese, qe imponon involvimin e shpejte te qytetareve e te votes se tyre!

Login to post comments