Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka kërcënuar gazetarin e emisionit “Fiks Fare”, për shkak të detyrës.
Në pamjet që i ka publikuar edhe ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, shihet kryebashkiaku socialist i cili i drejtohet gazetarit me fjalët: “Të degjeneroj m..”, “Të lidhi për konopi e nje ktu të la…”
Në një status në Facebook ku publikon pamjet, Vokshi dënon sjelljen e zyrtarit të PS-së dhe bën thirrje për reagim.
Statusi i Plotë i Vokshit
Bandat zyrtare të #Kryeministrit, u tregojnë “muskujt” dhe kërcënojnë me jetë #gazetarët!!
Para disa ditësh, #Kryetari i #Bashkisë #Pukë ka kërcënuar me jetë një gazetar të emisionit “Fiks Fare”.
“Të degjeneroj m..”, “Të lidhi për konopi e nje ktu të la…” kërcënon Kryebashkiaku i Edi Ramës, gazetarin që po investigonte historinë e pushimit të padrejtë nga puna, vetëm për arësye politiketë një nëne të pambrojtur.
E dënueshme, e papranueshme, sjellja e Kryetarit të Bashkisë Pukë, i cili ende qëndron në detyrë, edhe pas kërcënimeve me jetë si bandit ndaj një gazetari që ishte në detyrë.
Ky është modeli i narkoshtetit, që vodhi në mes të ditës 10 milion euro për të blerë zgjedhjet e dikatatorit. E po kështu po blejnë edhe heshtjen e mediave me para, tendera, koncesione, PPP apo me kërcënime edhe me jetë.
Është koha për të mos heshtur!!
Ftoj Shoqatat dhe Unionin e Gazetarëve të reagojnë në mbrojtje të gazetarëve që shantazhohen e dhunohen nga qeveritarë vendore e qendrorë.
13 prill ftoj në protestë;
– gazetarët, të cilët kërcënohen hapur nga Kryeministri, si në rastin e Ylli Rakipit,
– gazetarët që kërcënohen hapur nga kryetari i Bashkisë Pukë, si në rastin e gazetarit të emisionit investigativ “ Fiks fare”
– gazetarët që kërcënohen live nga policia e Lleshajt dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, padronit të televizioneve dhe portaleve të gjobave si në rastin gazetares së News 24.
– gazetarët e proceduar vetëm pse po bënin me përkushtim detyrën e gazetarit investigativ duke publikuar lidhjet e frikshme të funksionarëve të lartë me krimin dhe trafikun si Jetmir Olldashi, Basir Collakut
– të gjithë gazetarët që ndihen te kërcënuar, keqtrajtuar, shantazhuar, shfrytëzuar nga bandat ne qeveri dhe bandat ne rrugë!!
#Protesto13Prill
#PaLiriTëMediasNukKaDemokraci