Reagimi i Nard Ndokës: Eh mor Gjergj, luftove me pallë për këto palla

E Enjte, 11 Prill 2019 19:30

Kreu i PDK-së Nard Ndoka, ju ka kërkuar falje dy figurave më të larta të kombit shqiptar, heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe shenjtores Nënë Tereza.

Përmes një postimi në Facebook, Ndoka shkruan se Skënderbeu dhe Nënë Tereza, nuk e meritojnë këtë shpërfytyrim që ju ka bërë Edi Rama figurës së tyre dhe Shqipërisë.

Ja postimi i Ndokës:

Ah mor Gjergj, eh moj Motër Gonxhe, na falni!

🇦🇱 Gjergj Kastrioti e Gonxhe Bojaxhiu; dy emblemat për kombin tonë ndër shekuj.🇦🇱

🔴⚫️ Të vetmit këto e ngriten emrin dhe imazhin e Shqipërisë në botë ndër shekuj. Këto emra dhe imazhe i gjen kudo; në sheshe, rrugë, institucione, muzeume, libra, në historitë e shumë vendeve nëpër të gjithë botën.

🔻 Por rilindasit e sotshëm, po njollosin edhe emrin e tyre;

Erion Veliaj, i prish sheshin Gjergjit, trazon edhe kalin e Tij, duke e provokuar herë pas here me imazhe, që ai kalë i kishte shkelur me kembë në beteja me turqit.

🔻 Edi Rama, vitin e Gjergjit e kthen vitin e Erdoganit; në çdo gjë; në formë, përmbajtje, në filozofi anadollake.

Rama me Sandrin, gjatë pashallëkut të tyre; nxijnë imazhin e Motër Gonxhes; “vidhet “Nënë Tereza” në Shqipëri, publikojnë të gjitha mediat ndërkombëtare.😡

Eh mo Gjergj; luftove me pallë për këto “palla”…

Motër Gonxhe, e përkushtove jetën tënde për të varfërit ,në gjithë botën; dalin ca horra dhe njollosin imazhin e Shqiperisë, që t’i na le si pasuri kombëtare.

🔸 Gjergj e Motër Gonxhe!

Do lutemi per Ju, me mirënjohje dhe respekt, me dashuri e vlersim; për emrin Tuaj, për më të mirën Tuaj, për gjithçka që bëtë e latë per ne!🙏🙏

Modifikuar më E Enjte, 11 Prill 2019 19:32
Login to post comments