Berisha: Mënyra se si po përdoret ushtria është një rrugaçëri!

E Enjte, 11 Prill 2019 20:38

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora pas vendimit të ministres Olta Xhaçka, për vendosjen e Forcave të Armatosur dhe Ushtrisë në aeroport, tha se mënyra se si po përdoret ushtria është një rrugaçëri.

Berisha: Ushtria mund të përdoret. Por mënyra se si po përdoret ushtria është një rrugaçëri. Mund të dërgohej në aeroport me një vendim të Këshilit të Ministrave dhe Parlamentit. Duhet të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe le të përdorej ushtria. Këta kanë për shef shtabi, një turp dheu, që me nxjerrjen e ushtrisë kryen tradhëti kombëtare.

Login to post comments