Berisha zbulon lidhjet e qeverisë me Rusinë: Kreu i SHISH të flasë

E Enjte, 11 Prill 2019 21:18

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dritë mbi ndikimin rus në Shqipëri dhe sipas tij është qeveria që është kapur dhe po favorizon kompani të dyshimta ruse. I ftuar në Ora Neës, Berisha tha se kreu i SHISH duhet të flasë për lidhjet e qarqeve ruse me qeverinë.

Pyetje-përgjigje mes gazetares Beti Njuma dhe ish kryeministrit Berisha:

Dua t’ju pyes për atë që përflitet si rreziku i kërcënimit rus në Shqipëri...edhe kreu i SHISH edhe Kryeministri kanë bërë deklarata, a është kërcënim real?

Që të dy i kanë propagandistike sepse Kreu i SHISH-it kur të fliste për rrezikun rus në Shqipëri, duhet tu thoshte shqiptarëve se Gunvor, kompania e lidhur personalisht me Carin e Rusisë ka naftën e Shqipërisë, pra ka marrë zemrën e industrisë së Shqipërisë, Ballshin. Dhe duhet tu thoshte shqiptarëve se në funksion të kësaj kompanie është vënë në dispozicion kompania e Bankres. A e di se me vendim të gjykatës të ndikuar nga krye kreu (Edi Rama) është detyruar që Bankers ti dorëzojë naftën kompanisë ruse. Pra nëse kemi të bëjmë me ndikim Rus real në Shqipëri kemi të bëjmë me ndikim brenda qeverisë. Këtë nuk e tha kreu i SHISH sepse ai i ka sytë e zënë me shami nga Edvin Kristaq Rama.

A ka ndërhyrë PD për kandidaturën e ambasadores amerikane?

Ata që e kanë nxjerrë këtë lajm nuk e kanë pa qëllim, ata duhet të mobilizojnë, e kanë qëllimkeq por qesharak. Ata duan të mobilizojnë potencialë kundër opozitës. Në mënyrën më absolute PD nuk ka bërë asnjë lloj përpjekje që të anulohet emërimi i zonjës sepse kjo do të ishte një idiotësi dhe donkishotizëm. Trump e kishte firmosur zonjën Kavalec pasi në media kishte dalë fakti se ajo kishte takuar agjentin privat britanik Still . PD ka lobuar vetëm që dosjet e skandalit në Shqipëri të njiheshin në DASH.

Login to post comments