Ish-deputeti demokrat Luan Baçi pak para nisjes nga Fieri ka komentuar protestën e organizuar sot nga opozita para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Ish-deputeti tha se drejtuesve të mjeteve private dhe atyre të transportit publik iu është bërë presion me gjoba deri në 5 milionë për të penguar transportin e protestuesve. Baçi, u shpreh i bindur se asnjë lloj presioni nuk do t’i pengojë.
“Protestat e opozitës kanë qenë gjithmonë të mëdha në numër dhe në fuqi. Protesta e sotme do të jetë krejt e veçantë. Një protestë që ka nisur herët paradite me automjete private
Do të jemi përpara Kryeministrisë në orën 17.30, për të vazhduar protestën në orën 6. Vetë protestuesit do të vendosin sa do të vazhdoj protesta dhe si do të jetë ajo
Sovrani do të flas vetë. Do të protestoj deri në momentin e rrëzimit të qeverisë Rama. Kanë vazhduar presionet në fier tek protestuesit e 16 shkurtit dhe 16 marsit, duke i thirrur në polici.
Janë rreth 140-150 emra të proceduar. Ka presion shumë të madh tek drejtuesit e mjeteve private dhe ato të transportit publik, u kanë bërë presion me gjoba 5 milionëshe nëse do të vihen në dispozicion të qytetarëve për të shkuar në Tiranë. E turpshme ajo ç’ka bëhet edhe nga bashkia duke mos i licencuar mjetet e transportit publik që varen nga bashkia, por edhe për mjetet e transportit ndërqytetar. Nuk do të na pengoj asgjë. Çdo lloj presioni do t’u kthehet ne bumerang.”-u shpreh ai.