Endrit Braimllari: 'Uragani popullor i pandalshëm"

Saturday, 13 Prill 2019 15:50

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për Shijak TV, foli edhe për protestën e sotme, ku tha se sipas informacioneve të opozitës do të jenë me qindra mijëra protestues.

“Qytetarë anë e mbanë vendit i janë drejtuar Kryeministrisë. Uragani popullor është i pandalshëm. Nga informacionet që kemi pjesëmarrja do jetë masive dhe si kurrë më parë. Qytetarët tanimë i janë drejtuar Kryeministrisë.

Urrejtja ndaj një Kryeministri që ka varfëruar vendin, ka larguar të rinjtë, ka vrarë shpresën se ky vend mund të bëhet, është i pandalshëm. Protesta është popullore dhe ka të bëjë me ekonominë. Shqiptarët po varfërohen çdo ditë, biznesi po shkatërrohet nga taksat e larta dhe gjobat e Edi Ramës. Siguria publike është në mëshirë të fatit. Cënohet siguria kombëtare duke u sulmuar i vetmi aeroport ndërkombëtar në vend dhe nuk ka asnjë përgjegjës.

Kemi të bëjmë me një qeveri të papërgjegjshme, arrogante, antikombëtare kundër interesit qytetar. Qytetarët sot vendosin fatin e tyre kundër një Kryeministri antikombëtar”, tha Braimllari.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...