Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar sot se pezulluar nga detyra Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, pasi sipas saj, ai është shkaktar i moszbatimit të ligjit të Arsimit dhe ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës.
Në një deklaratë për mediat, Shahini është shprehur se do t’i kërkojë presidentit Meta të shkarkojë Rektorin e Universitetit të Tiranës.
“Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet. Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota. Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion. Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar. Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, tha ministrja e Arsimit.