Rama ndan pushtetin me Sekretarin e Përgjithshëm të Cakajt, por urdhri nr.68 mbahet i fshehtë

Hënë, 15 Prill 2019 20:14

Për t’i shkuar deri në fund paligjshmërisë në rastin Cakaj, Rama ka nxjerrë edhe një urdhër tjetër për sekretarin e përgjithshëm të ministrisë në fjalë. Ditën e delegimit të kompetencës, Rama nuk doli për ndonjë urdhër tjetër. ja pra si paskan qenë këto punë. Jo aq të lehta sa i bënte me mendjelehtësi kryeministri i propagandës, por krejt delirant në punët e shtetit. E bukura është se sekretari i përgjithshëm nuk ka emër.

***
URDHËR Nr. 69, datë 30.1.2019 PËR DELEGIMIN E KOMPETENCAVE
Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, të neneve 22 e vijues, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i
Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të vendimit nr. 914, datë 29.12.2014,
të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, dhe vendimit nr. 16, datë. 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e numrit të
punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2019, në njësitë e qeverisjes qendrore”, 

URDHËROJ:
1. Delegimin e kompetencave të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për:
a) organizimin dhe fillimin e procedurave të prokurimit të institucionit me fondet publike, në cilësinë e zyrtarit të autorizuar;
b) nënshkrimin e kontratave administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
c) miratimin e procedurave të emërimit dhe të lirimit nga detyra të personelit administrativ e teknik, në misionet diplomatike/postet konsullore të Republikës së Shqipërisë, të akredituara jashtë vendit;
ç) miratimin e procedurave të emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të kontraktuar në zbatim të vendimit nr. 16, datë 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e numrit
të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2019, në njësitë e qeverisjes qendrore”;
d) miratimin e shpenzimeve financiare për veprimtaritë protokollare, pritjen, përcjelljen dhe trajtimin që u bëhet delegacioneve të huaja, deri në vlerën 800.000 (tetëqind mijë) lekë.
2. Kompetencat e deleguara të titullarit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të ushtrohen nga data e daljes së këtij urdhri deri në datën 31.12.2019.
3. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk mund t’i nëndelegojë këto kompetenca.
4. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për
zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet
në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR DHE MINISTËR PËR
EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME
Edi Rama

 

Modifikuar më Hënë, 15 Prill 2019 20:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...