Sot policia e Lleshajt na njoftoi për një operacion “çokollate” dhe suksesin e kapjes së 100 kilogramëve hashash. Kjo është sasia tipike e të rinjve shqiptarë që në pamundësinë e një pune shohin një mundës të përfitimit të parave nga hambari me tonelata i drogës që Rama futi në Shqipëri me marrjen e qeverisë.
Një sasi e pa përfillshme për sektin e rilindjes që është mësuar të qarkullojë dhe trafikojë kamionë, skafe, aeroplanë me 500 kilogram e sipër.
Rama ka arritur që Shqipërinë ta rendisë në “burimin kryesor” e Evropës për kanabis.
Departamenti Amerikan i Shtetit shkon edhe më tej kur thotë se Shqipëria gjithnjë e më shumë është një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.
DASH thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane.
Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, thuhet në raport, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë, presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian. Duke nxjerrë në pah që policia kap vetëm këto sasitë e vogla deri në 100 kg.