“Sa më shumë flitet për dialog e tryeza politike partish, aq më shumë më forcohet bindja se fillimi i zgjidhjes së krizës ka vetëm një emër: Zgjedhje të Menjëhershme Parlamentare”.
Kështu shprehet ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se, në fillim duhet një parlament pluralist dhe më pas të ketë dialog për reforma.
“Pra, mund të bëhen tryeza dialogu e nënshkruhen edhe marrëveshje, por nuk bëhen dot ligje nga një parlament pluralist”, shprehet Manjani.
Postimi i Ylli Manjanit:
Dialesh...
———-
Sa më shumë flitet për dialog e tryeza politike partish, aq më shumë më forcohet bindja se fillimi i zgjidhjes së krizës ka vetëm një emër: Zgjedhje të Menjëhershme Parlamentare.
Në fillim duhet Parlamenti pluralist, pastaj dialogu për reforma. Në çastin që jemi, vendi nuk ka zyrtarisht pluralizëm politik në vendim-marrje.
Pra, mund të bëhen tryeza dialogu e nënshkruhen edhe marrëveshje, por nuk bëhen dot ligje nga një parlament pluralist.
Pra, detyra e parë është rikthimi i parlamentit pluralist. Pastaj të fillojmë reformat për demokratizimin e politikës. Pastaj marrin kuptim zgjedhjet vendore dhe çdo zgjedhje tjetër sepse bëhen me rregulla e me garë.
Kush mendon për Shqipërinë më shumë se për partinë, ka vetëm këtë radhë për të ndjekur.
Për kaq zgjidhje e përsëris: nuk ka nevojë as për tryeza e as për show me dialogje. Mjafton që Kryeministri të çojë vendin në zgjedhje polititike parlamentare, siç ja jep Kushtetuta këtë të drejtë në nenin 104 .
Nëse Ai shqetësohet për A,B,C e demokracisë, parlamentin pluralist, duhet të çojë vendin në zgjedhje.
Nëse nuk e bën, nuk ka realisht asnjë lidhje me sistemin demokratik dhe shoqëria është realisht në risk të lartë. Pa sistem drejtësie dhe pa Parlament pluralist qeveria vetëm sundon. (Ndaj dhe bën këto që bën).
Ky dialogu që po përflitet, për të bindur opozitën të hyjë formalisht në zgjedhje, quhet thjesht dia-lesh.