Sulmet në Sri Lanka, Meta: Terroristë mizorë përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike

Diel, 21 Prill 2019 14:35

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një qëndrimi në rrjetin social “Facebook”, reagoi pas sulmit terrorist të ndodhur në 3 kisha dhe tre hotele në Sri Lanka

Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit e quan sulmin e ndodhur për Pashkë, tepër monstruoz, që godet jo vetëm kristianët, por mbarë njerëzimin.

Ja postimi i tij i plotë:

Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka.

Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike. 

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve.

Image

Login to post comments