Në vitin 2015 në fushatën për zgjedhjet lokale, Erion Veliaj shprehej se me të ardhur ai në krye të Bashkisë Tiranë, do të anuloheshin të gjitha lejet e ndërtimit në Tiranë, dhe do jepeshin sa më larg qendrës.
Por pas katër vitesh të gjithë e dimë se si është situata, ku fatkeqësisht nga premtimi për 0 ndërtime, Veliaj kaloi në krahun tjetër ekstrem duke u bërë një ndër kryebashkiakët që ka dhënë më shumë leje ndërtimi.
Në videon e mëposhtme të publikuar nga Nisma Thurje keni me zë dhe figurë se si ai shprehej para se të bëhej kryetar dhe realitetin si është sot.
Teksa në foton keni statistikat zyrtare të publikuara nga INSTAT për ndërtimet nga viti 2016 deri në vitin 2018.
Në 2 vite janë dhënë 313 leje ndërtimi, e thënë me fjalë të thjeshta çdo 2 ditë Veliaj ka firmosur për ndërtimin e një pallati.
Kryetari aktual i bashkisë duhet të mbajë përgjegjsi dhe të japi sqarime për dhënien e kaq shumë lejesh ndërtimi, ai duhet të bëjë transparencë edhe për paratë e taksave se ku kanë shkuar./Boldnews.al/