Pas sulmeve të sotme terroriste në Sri Lanka, ku mbetën të vrarë mbi 200 persona dhe u plagosën mbi 400 të tjerë, vjen edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, sulmet në fjalë kanë ardhur si pasojë e motimeve primitive raciste-fetare.
Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Akt barbar terrorist ne Sri Lanka, mbi 207 te vdekur dhe 450 te plagosur!
Miq, ne nje seri aktesh barbarie te vertet, ne Kolombo, kryeqytet i Sri Lankes, terroriste mizore islamist u moren jeten mbi 207 burrave, grave, femijeve te pafajshem dhe plagosen mbi 450 te tjere per motive primitive raciste fetare.
Duke shprehur ngushellimet familjeve te viktimave dhe autoriteteve te vendit dhe uruar sherim te plagosurve, denoj me ashpersine me te madhe kete barbari te tmerrshme dhe uroj qe sponsoret, organizatoret dhe autoret e ketyre akteve te marrin ndeshkimin ligjor te merituar!