Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale ka apeluar sot, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, për më shumë vëmendje për mjedisin.
“Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë.
Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund!
Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!🌳🌍🇦🇱”, shkruan Meta.