Erdhi me premtime të shumta, duke pretenduar se do të gjelbëronte Tiranën, duke mos lejuar asnjë ndërtim, por po përfundon mandatin e tij duke betonizuar kryeqytetin, ndërsa gjelbërimi nuk duket askund.
Ky është Erion Veliaj, kryebashkiaku socialist i Tiranës, që deri më tani nuk ka mbajtur thuajse asnjë premtim të tij, por përditë shet vetëm propagandë elektorale.
Por çfarë ka ndodhur.
Kur ishte në fushatë dhe pretendonte të bëhej kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj premtonte se do të kishte një moratorium ndaj ndërtimeve.
Por sot 4 vite më pas, veprat e betonit nëpër Tiranë, kanë treguar se sa gënjeshtar është kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kjo është vetëm një pjesë e mashtrimit Veliaj, pasi ka shumë e shumë fusha të tjera, ku ai nuk ka bërë asgjë, përveç se ka ecur mbrapsh.
Për më shumë shikoni këtë video te publikuar tek Lolita: